Rajoni

Mali i Zi, nuk arrihet marrëveshja për qeverinë e re të vendit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:53 - 16/09/22 |
Opi Nion

Nuk ka marrëveshje për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi edhe pas raundit të shtatë të bisedimeve mes partive të shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e vitin 2020.

Diskutimet ndodhën vetëm tre ditë para afatit kur presidenti malazez, Milo Gjukanoviq sipas ligjit duhet të emërojë mandatarin e ri ose të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohëshme.

Përfaqësuesi i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, që ishte nismëtare e kësaj marrëveshjeje, tha të premten se “negociatat kanë ngecur në shpërndarjen konkrete të pushtetit, pra në përputhje me atë që u ka dhënë populli”.

Nuk ka asnjë pengesë që Lëvizja Qytetare URA, CIVIS dhe partitë e pakicave të vijnë dhe të bien dakord për mënyrën e formimit të qeverisë. Ne jemi të gatshëm ta përmbushim atë kërkesë derisa të arrijmë marrëveshje dhe të tregojmë përgjegjësi dhe forcë për të dalë nga kjo situatë e vështirë “, tha Mandiq.

Marrëveshja dështoi pasi Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq nuk ka marrë pjesë në mbledhje dhe në deklaratën e tyre thuhet se “nuk janë gati për kompromise të kalbura”, dhe se “nëse nuk ka marrëveshje do të shkojmë në zgjedhje”.

“Ne nuk jemi gati të luajmë me interesat e shtetit, presim që të gjithë ata që rrëzuan qeverinë e 43-të, pa plan dhe pa menduar, të sjellin propozime për zgjidhjen e krizës politike”, thuhet në njoftimin e Lëvizja Qytetare URA.

Qeveria e Dritan Abazoviqit , u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Partitë që kërkuan votëbesimin e qeverisë, thanë se e morën nismën për shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimit të tensioneve ndëretnike në vend. Ata thanë se në vend që të ndjekë rrugën evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike.

Kryeministri Abazoviq tha se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk kishte të bënte me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze.

Pas