Mali i Zi ka votuar të mërkurën për të legalizuar partneritetin civil mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u kthyer në vendin e parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që njeh ligjërisht çiftet e komunitetit LGBT.
Ligji është miratuar me 42 vota për në parlamentin me 81 ulëse, ka thënë Blanka Radoseviç Maroviç, drejtore në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e (Malit të Zi), maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese” ka thënë kryeministri malazez, Dushko Markoviç përmes një postimi në, Twitter.
Mali i Zi është bërë anëtari i 32-të i Kombeve të Bashkuara që e njeh një formë të partneritetit civil për çiftet e gjinisë së njëjtë.
Cili është ndryshimi midis Martesës dhe Partneritetit Civil?
Ndërsa partneriteti civil është i ligjshëm, ai nuk mbështetet nga feja që ende kundërshton një bashkim të tillë
Ceremonia nuk mund të kryhet në një kishë dhe nuk ka referenca për ndonjë fe në një partneritet civil
Në të gjitha aspektet e rëndësishme të tilla si financiare, trashëgimia, pensioni, sigurimi i jetës dhe mirëmbajtja, dispozitat e martesës zbatohen edhe për partneritetin civil.
Nuk ka fjalë të folura në një partneritet civil si në martesë, dhe ngjarja përfundohet me nënshkrimin e marrëveshjes nga partneri i dytë. /Opinion.al