Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Sipas asaj që raporton korrespondentja e Klan News Emi Kalaja, dyshohet se ka patur shkëmbim zjarri mes dy personave.
Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes./tvklan.al