Kronikë

Malësi e Madhe/ Frikë për hakmarrje, policia ruan banesën e të dyshuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 09/10/20 |
Opi Nion

Familja e Rrok Pepajt  po mbahet nën vëzhgim nga forcat e policisë, pas gjetjes së trupave të pajetë të dy të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj ditën e djeshme në Malësinë e Madhe.

Në oborrin e shtëpisë së Rrok dhe Danjel Pepaj, ky i fundit i dyshuari kryesor për ngjarjen shihen forca të policisë siç raporton Abcnews.

Familja është vendosur nën mbrojtjen e policisë për shmangien e ndonjë situate konfliktuale mes dy familjeve, të cilat kanë lidhje gjaku me njëra –tjetrën.

Ditën e sotme policia njoftoi se kishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy të rinjve Danjel Pepën.

Sakaq Rrok Pepaj, është arrestuar nën akuzën e “kultivimit të kanabisit” pasi në afërsi të zonës ku u gjetën dy trupat pajetë të dy të rinjve u gjetën 29 bimë kanabis./Opinion.al

Pas