Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos

2023/05/28 at 12:00 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Malaga: Vizitorët gjejnë kudo gjurmët e Picassos

Në qytetin e mrekullueshëm spanjoll të Malagës mund të gjesh sot gjithkund gjurmët e piktorit të famshëm botëror, Pablo Picasso.

Në shtëpinë e tij të lindjes – Casa Natal – vizitorët mund të shikojnë, këpucët e para të piktorit të famshëm. Në shtëpinë ku ka lindur, piktori kaloi dhjetë vitet e para të jetës.

Pablo Picasso lindi në vitin 1881 në jug të Spanjës dhe është ndër më produktivët e shekullit të kaluar. Sipas vlerësimeve Picasso ka arritur të bëjë rreth 150.000 vepra arti në karrierën e tij.

Picasso ka bërë rreth 150.000 vepra arti në karrierën e tij
Picasso ka bërë rreth 150.000 vepra arti në karrierën e tijFotografi: JORGE GUERRERO/AFP

Thuhet se lindja e tij ka qenë shumë e vështirë. Sa e vërtetë është kjo? “Nuk ishte e lehtë, xhaxhai i tij, Salvadori ishte mjek dhe ndihmoi në lindjen e Pisaccos. Në fillim fëmija nuk jepte shenja se po merrte frymë dhe ishte i gjithi blu. Xhaxhai pinte cigare dhe pasi provoi gjithçka, përdori në fund tymin e cigares. Dhe vërtet djali reagoi.” – thotë José María Luna, drejtor i Casa Natal.

Pëllumbi i paqes

Në këtë shtëpi filloi edhe jeta artistike e Picassos. Babai i tij, José Ruiz Blasco, ishte mësues vizatimi dhe i mësoi të birit që herët teknikën e vizatimit. Po çfarë ka pikturuar Picasso si fëmijë?

Pablo Picasso dhe piktura e tij Pablo Picasso dhe piktura e tij
Pablo Picasso dhe piktura e tij “Pëllumbi i paqes”Fotografi: UPI/dpa/picture alliance

“Në thelb ato që ka vizatuar edhe babai i tij. Pikturat e tij të pëllumbave ishin shumë të preferuara në tregun lokal në Malaga. Dhe pëllumbat janë shpesh të pranishme në veprat e Picassos. Në pllakatën e Kongresit Botëror të Paqes në vitin 1949 në Paris gjendet një pëllumb i vizatuar nga Picasso – një pëllumb nga Malaga që është kthyer në simbol të paqes.” – tregon José María Luna, drejtor i Casa Natal.

Luftimet me dema

Rreth dhjetë minuta nga Shtëpia e Picassos ndodhet arena e luftës me dema  “La Malagueta”, që Picasso e vizitonte me babanë. Arena, luftimet me dema, demat dhe kuajt janë motive të shpeshta në veprat e Picassos.

Guernica
GuernicaFotografi: Lev Radin/Pacific Press/picture alliance

Luftimet me dema janë pjesë edhe e një nga veprave më të njohura të tij “Guernica”. Spanja porositi tek Picasso një punim për ekspozitën botërore 1937 në Paris. Në këtë vit u bombardua gjatë luftës civile edhe qyteti spanjoll Guernika. Picasso e paraqiti këtë katastrofë si një luftë mes demash.

Kubizimi

Në muzeun e Picassos në Malaga mund të mësosh më shumë për kubizmin, një lëvizje artistike botërore, por që famën e mori nga francezi Georges Braque dhe nga Pablo Picasso. “Kubizmi thyen traditat, që mbizotëronin që nga koha e Rilindjes – pra që pikturat duhet të krijonin efektin sikur të hidhje vështrimin nga dritarja, me një perspektivë unike. Picasso punonte shpesh me perspektiva të ndryshme në një punim, ndër të tjera në veprat kubiste.” – thotë María José Valverde, drejtuese e muzeut./DW




Ju sugjerojmë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
Para
Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas

Hapi derën e makinës dhe goditi të miturin, pranga 64-vjeçarit në Tiranë

Hapi derën e makinës dhe goditi të miturin, pranga 64-vjeçarit në Tiranë

Itali/Doli nga festa e maturës, i riu shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

Shkatërrohen 31 sera kanabisi në Lezhë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Shkatërrohen 31 sera kanabisi në Lezhë, një i arrestuar dhe një në kërkim
















TE FUNDIT

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
10 Qershor, 2026

Një përplasje verbale ka shoqëruar diskutimet mes gazetarit osman Stafa dhe analistit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Duke folur...

Lexo më shumë

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}