Kryesore

Mal i Zi/ Sekuestrohet kokainë në makinën me targa shqiptare, 98% e pastër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 29/11/21 |
Opi Nion

Në vendkalimin kufitar Debeli Brijeg, zyrtarët e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe Drejtorisë së Policisë kanë sekuestruar mbi 37 kilogramë kokainë.

Autoritetet e Malit të Zi bëjnë me dije se është arrestuar një person i cili drejtonte veturën me targa shqiptare.

Më tej në artikull thuhet se falë punonjësve të njësisë doganore Debeli Brijeg, por edhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar kufitar të automjeteve që lëviznin nga Mali i Zi në Kroaci, janë gjetur 35 pako kokainë me peshë totale 37,7 kilogramë e pastër rreth 98 për qind.

Bëhet me dije se po kryhet një hetim i detajuar në lidhje me ngjarjen./Opinion.al

Pas