Makineritë e shitjeve janë diçka normale nëpër botë, pasi lehtësojnë punën në momentet kur nuk ke një dyqan pranë. Por në Rusi, tashmë makinetat shesin edhe “like” apo “follower” për rrjetin social “Instagram”. Duke qënë se njerëzit janë shumë të dhënë pas pëlqimeve apo numrit të ndjekësve në këtë rrjet, disa njerëz kanë vendosur ta kthejnë në biznes fitimprurës këtë obsesion.
Sipas mediave lokale, mendohet se nëpër qendrat tregtare të Rusisë, janë vendosur rreth 20 makineri të tilla, të cilat përveç se shesin “like”, apo “follower” të japin mundësinë e printimit të këtyre fotove. Për 2 dollarë ju mund të blini 100 like në një foto, dhe për 2.5 dollarë mund të blini 100 ndjekës të rinj.