Kronikë

Makinën plot me kanabis, kapet 43-vjeçari në afërsi të tunelit të Thirrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 01/06/22 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi u kap duke transportuar 28 kilogramë kanabis. Policia bën me dije se M. V.(P)., 43 vjeç u kap në afërsi të tunelit të Thirrës, ndërsa ishte duke qarkulluar me një makinë tipit “Ford”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua lënda narkotike. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. LL., 32 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili shoqëronte shtetasin M. V., me automjetin e tij tip “Nissan”.

“Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një shtetas do të shiste një sasi lënde narkotike në qytetin e Kukësit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thirra”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V.(P)., 43 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në afërsi të tunelit të Thirrës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. V.(P). Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. LL., 32 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili shoqëronte shtetasin M. V., me automjetin e tij tip “Nissan”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti tip “Ford”, 2 aparate celulare dhe një sasi parash, që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”-njofton policia.

Pas