Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar autoritetet kosovare kanë sekuestruar në zonën kufitare me Shqipërinë plot 16 kg marijuanë.
Gjatë kontrollit të detajuar të makinës, efektivët kanë parë dysheme të dyfishtë.
Pas hapjes së hapësirës është zbuluar se ishte fshehur sasia e lëndës narkotike e ndarë në 10 pako.
Dy të ndaluarit po mbahen në burg, pasi për 48 orë do të rivlerësohet nga Gjykata e Prishtinës masa e ndalimit të tyre./Opinion.al