Një aksident u regjistrua ditën e sotme në autostradën Fushë-Krujë- Milot, afër kryqëzimit që të çon për në Kurbin.
Mësohet se në këtë aksident janë lagosur dy persona, ndërsa në gjendje më të rëndë shëndetësore është drejtuesi i mjetit Enver Lika, i cili është dërguar tek Trauma në Tiranë
Makina ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me trafikndarësen, ndërsa më pas ka shpërthyer në flakë.