Një vajzë 8-vjeçare ka humbur jetën pasi një Land Rover u përplas në një shkollë fillore në jugperëndim të Londrës.
Gjithsej 16 persona u trajtuan në vendngjarje dhe 10 u dërguan në spital, tha shefi i ndihmës mjekësore John Martin nga Shërbimi i Ambulancës në Londër në një përditësim këtë pasdite.
Drejtuesja e mjetit është një grua rreth të 40-ave, e cila ndalua në vendin e ngjarjes dhe u arrestua.
Oficerët thanë se shërbimet e urgjencës u thirrën në orën 9:54 dhe të paktën shtatë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve.
Kryeinspektori i detektivit Clair Kelland, i Policisë Metropolitane, u përlot gjatë një konference shtypi teksa përshkruante përplasjen.
“Për fat të keq, njëri nga fëmijët, një vajzë 8-vjeçare, vdiq në vendngjarje”, tha ajo. “Mendimet tona janë me familjen e saj në këtë kohë tepër të vështirë.”
Policia Metropolitane ka konfirmuar se incidenti nuk ka të bëjë me terrorin, duke shtuar se “një hetim është duke u zhvilluar për të kuptuar rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur”./Opinion.al