Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 22-vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se automjeti me drejtues të riun Orgest Lasku, ka devijuar nga aksi rrugor si shkak i një parakalimi të gabuar dhe më pas është përplasur me trafikndarësen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al