Një person mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja u regjistrua në Lungomare, tek shkolla e Marinës, ku një automjet u përplas me motorin.
Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motorit.
Ai është transportuar drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.