Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot. Policia bën me dije se një mjet tip “Ford” është përplasur me një motor dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin në mjetin e fundit.
Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip ” Ford ” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, thuhet në njoftim.
Përplasja ka qenë e fortë dhe siç duket në këto pamje, mbetjet e motorit të përplasur janë shpërndarë në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.