Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një automjet ka përplasur motorin e dy efektivëve të policisë.
Paraprakisht bëhet e ditur se në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.
Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., inspektor E. P., dhe pasagjeri i automjetit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al