Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Jorgucat në Bashkinë Dropull. Dy automjete, një veturë dhe një furgon, janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas Klan Neës dyshohet për 1 person të vdekur, bari i zonës dhe një tjetër i plagosur rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses së Dropullit dhe të Policisë Rrugore për të hetuar shkaqet e aksidentit. Mjetet dyshohet se janë përplasur si pasojë e shpejtësisë së lartë të autoveturës që u ndesh me furgonin.