Një makinë ka përplasur një tufë delesh në aksin Cërrik-Belsh. Mësohet se si pasojë e përplasjes së fortë kanë ngordhur 10 dele.
Ndërkohë, është bllokuar për disa momente qarkullimi në këtë aks rrugor. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.