Një i moshuar është përplasur për vdekje nga një automjet teksa lëvizte me biçikletë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Koplik.
Zef Canga u përplas ndërsa kalonte rrugën nga një krah të tjetrin dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.