Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjës, pranë ish-fabrikës së plastmasit. Motorçikleta e punonjësit të postës është përplasur me një automjet.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorit punonjësi i postës, Ersuel Kamxhiu.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.