Një fëmijë humbi jetën mesditën e sotme, pasi u përplas nga një makinë. Policia tha se aksidenti ka ndodhur në orën 12:35, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në fshatin Marikaj. Automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, bëri të ditur policia.