Kronikë

Makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 24/08/21 |
Opi Nion

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Kapshticë ku ka humbur jetë një person.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Cangonj, ku makina ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motoçiklete.

Policia njofton se rreth orës 18:30, janë njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pas