Kronikë

Makina përplas për vdekje 70-vjeçarin në Elbasan, shoqërohet shoferi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:44 - 17/08/21 |
Opi Nion

Një 61-vjeçar ka përplasur një 70-vjeçar në Elbasan mbrëmjen e sotme, teksa i aksidentuar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia informon se rreth orës 20:50,  në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Islam Hysa, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili  ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50,  në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili  ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Pas