Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në fshatin Përparim të Peqinit.
Mësohet se një 64-vjeçar banues në Librazhd ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, ku do të pyetet në lidhje me rrethanat e aksidentit./ Opinion.al