Kronikë

Makina përplas për vdekje 25-vjeçarin në Prrenjas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:54 - 10/07/20 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Prrenjas. Një 25-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë pranë një shkolle në këtë qytet.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka përplasur një kalimtar. 25-vjeçari që po kalonte është përplasur dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas vënies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të plota të aksidentit/ Opinion.al

Pas