Një adoleshent ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë, pranë fshatit Larushk.
Viktima është 18-vjeçari Altin Çupi, i cili mësohet se po ecte në anë të rrugës kur u përplas nga makina. E mbërritur në vendngjarje, policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.