Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen djeshme në Durrës. Mësohet se një 16-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë rreth orës 18:00 në Sukth.
Viktima është identifikuar me inicialet F. O., 16 vjeç, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në spital.
Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al