Një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur më aksin Karbunarë-Stan në Lushnje. 50-vjeçari po lëvizte me një motor teksa është përplasur nga një automjet.
Për pasojë Tomorr Zeqo ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë autoritetet kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.