Një 22-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident të ndodhur në Vaqarr të Tiranës.
Mësohet se 22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, teksa një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend.
I riu punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh.
Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes, teksa ka shoqëruar dhe autorin e aksidentit, i cili është larguar pas përplasjes, por është ndaluar pas disa minutash.