Një aksident, me pasojë vdekjen e një personi, është shënuar këtë të shtunë, në aksin Lezhë- Shkodër.
Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”.
Mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç, banues në Torovicë. Përplasja e fortë i ka marrë jetën 61-vjeçarit.
Policia thotë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Opinion.al