Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “28 Nëntori”, ku shtetasi I.K., ka përplasur me makinën e tij shtetasen M.S., e cila është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën me dije se ka bërë shoqërimin e shoferit në ambientet e komisariatit.
“Më datë 27.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al