Një fëmijë 11 vjeç është goditur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore të Kavajë. I plagosur, në gjendje të rëndë për jetën ka mbetur djali 11 vjeçar me inicialet K.H.
Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, tip “Mercedes Benz”, Bashkim D., 39 vjeç, i cili shkaktoi aksidentin.
Gjithashtu policia ka ndaluar edhe një të ri, po për aksident. Eglantin K., 24 vjeç, duke drejtuar motorin ka përplasur një këmbësor, tek rruga e “Dibrës” në kryeqytet. I plagosuri është në spital, jashtë rrezikut për jetën.