Një aksident i rëndë është regjistruar dje në Itali pak para orës 21:00, kur një burrë u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën dhe si pasojë humbi jetën.
Sipas mediave italiane i moshuari me origjinë shqiptare, por banues në zonë, po kalonte në këmbë rrugën “Puccini”, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një e re.
Pensionisti 75-vjeçar jetonte prej shumë vitesh në qytetin e Pianës. Sipas rikonstruksioneve fillestare, shoferja nuk mundi të shmangte përplasjen tragjike teksa burri po kalonte rrugën.
Megjithëse ambulanca mbërriti menjëherë në vendndngjarje, fatkeqësisht nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për të moshuarin.