Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit.
Policia bën me dije se një automjet ka përplasur një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Ky i fundit si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.