Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë, ku nja automjet ka përplasur një adoleshent.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Rrilen me fshatin Mylte, në Lezhë.
Ndërsa Klan News raporton se si pasoje e aksidentit nga ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar. Gjithashtu bëhet e ditur se makina që ka përplasur adoleshentin ka dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa 17-vjeçari i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./Opinion.al