Një 9 vjeçar është përplasur nga një automjet i tipit “Alfa Romeo” në aksin rrugor të fshatit Borsh, mesditën e sotme.
Policia sqaron se mjeti me targë të huaj CC395JL kishte drejtues shtetasin me iniciale O.G, 35 vjeç, banues në fshatin Qeret Lushnje.
9 vjeçari me iniciale E.Ç., banues në Borsh, Himarë, ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Mësohet se djali është jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje.