Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shkodër –Shirokë.
Policia bën me dije se mjeti tip Toyota, me drejtues shtetasin Z. H. 32 vjeç banues në fshatin Postribë, ka përplasur një të mitur 8 vjeç, i cili ka marrë plagë të lehta dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër
Vijojnë veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.