Drejtuesi i një automjeti ka përplasur paraditen e sotme dy monopatina teksa lëviznin tre të mitur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur. Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.