Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, pranë fshatit Pishkash në Përrenjas. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.
Si pasojë e aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Pas ndihmës në spitalin e Përrenjasi, të plagosurit po transportohen në spitalin e Librazhdit për mjekim më të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./ Opinion.al