Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Makina në servis në Tiranë, Policisë i del që ka bërë aksident në Vlorë

2023/01/23 at 9:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Makina në servis në Tiranë, Policisë i del që ka bërë aksident në Vlorë

Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në 12 Gusht 2021 është goditur makina e tij në Vaqarr nga një automjet, ndaj ai e çoi makinën në servis ku qëndroi për një kohë të gjatë.

Në 2022-shin e ndalojnë në Korçë dhe i thonë se targa e tij është në “alert” për një aksident në Vlorë në 14 Shtator 2021.

Fatjon Kodra ka kërkuar prova që makina e tij është përfshirë në aksident, pasi ai pretendon se nuk ka qenë ndonjëherë në Vlorë, ndërsa makina ka qenë në servis.

Denoncuesi: Në Gusht të 2021-shit, data 12, kam qenë nga Kombinati duke ikur për në Durrës dhe në këtë vendin këtu më ka ndodhur një aksident. Erdhi policia, bëmë të gjitha procedurat, kam marrë makinën dhe e kam çuar në servis. Nga ajo datë dhe deri në Tetor, makina ka qenë servis.

Para 1 jave kam qenë në Korçë me familjen, më ka ndaluar Policia dhe më ka kërkuar dokumentat dhe lejen e qarkullimit. Më ka thënë që makina është në “alert”. Më tha që “ke bërë një gërvishtje në Vlorë në 15.09, 2021”. Më bllokoi letrat. Më pas shkova dhe Vlorë dhe u interesova për këtë situatë. Shkova në Komisariat dhe më nxjerr dokumentat atje dhe më tha që është bërë përplasja. I thashë që të më tregonte videot. Nuk kam qenë fare në Vlorë dhe nuk e di se ku bie Vlora.

Punonjësi i servisit, Ervil Firaj, pohon se automjeti ka qëndruar 1 muaj e 10 ditë në rregullim.

Punonjësi i servisit: Po, makina ka qenë këtu.

Gazetarja: Pak a shumë, sa kohë ka qëndruar makina këtu?

Punonjësi i servisit: Mbi 1 muaj e 10 ditë që unë e di që makina ka qenë këtu. Fatjoni vinte çdo ditë. U mor me personin që ka bërë aksidentin. Ai personi ishte hallexhi dhe nuk kishte lekë për ta paguar.

Gazetarja: Pra, gjatë kësaj kohe, makina nuk ka lëvizur për asnjë moment?

Punonjësi i servisit: Në asnjë moment.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Punonjësja: Nuk e kujtoj dot, gjithsesi duhet të flas me Klodin për këtë, në qoftë se është Alert 2021, duhet të flisni me shefin Klodjan Caushin! Njoftojeni Klodin vetë ju dhe të dalë, t’i takojë dhe të shikojë në sistem!

Gazetarja: Duke qenë se policia ka këtë versionin, zotëria ka versionin tjetër që deri diku e kemi konfirmuar. Si e mbron veten policia?

Zëdhënësja: Ky që kërkoni është informacion i detajuar dhe s’mund ta jap direkt. Bëni një kërkesë tani me shkrim, ta përgatis informacionin dhe të kthej përgjigje!

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pas verifikimeve, i ktheu patentën dhe lejen e qarkullimit Fatjon Kodrës.

Denoncuesi: Jua di për faleminderit që më ndihmuat për problemin që kisha. Kam marrë lejen e qarkullimit dhe patentën me ndihmën tuaj. Faleminderit “Stopit” për punën që ka bërë! Faleminderit shumë!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Anëtari i bandës tregon skemën e shqiptarëve në trafikun e drogës: Po dështove të vrasin
Kronikë

Anëtari i bandës tregon skemën e shqiptarëve në trafikun e drogës: Po dështove të vrasin

20 Mars, 2023 2:29 pm
“Kujdes se ka kontrolle”, sms e fundit e Martinajt, babai: S’kam mort të hapur por…
Kronikë

Ç’ do ndodhë me 34 pasuritë e Ervis Martinajt? Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin

20 Mars, 2023 2:14 pm
U thirr në SPAK, 7 kallëzime te depozituara kundër kryebashkiakut të Krujës
Aktualitet

Emri/ SPAK arreston ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

20 Mars, 2023 2:09 pm
Masakra e Lushnjes, burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin
Aktualitet

Masakra e Lushnjes, burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

20 Mars, 2023 1:42 pm
Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja
Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas 13-vjeçarin në bulevardin “Nënë Tereza”

20 Mars, 2023 1:32 pm
Itali/“IPhone nuk janë rezistentë ndaj ujit”, gjobë 10 milionë € për Apple
Bota

“Hidhini!”/ Kremlini urdhër zyrtarëve: Mos përdorni iPhone, Perëndimi na përgjon!

20 Mars, 2023 1:14 pm
Sula për ministren Ibrahimaj:Konfirmoi se krimi ekonomik është lejuar nga qeveria
Aktualitet

Deputeti i PD: Aq shumë është varfëruar Shqipëria sa është ulur konsumi i vezës me 40%

20 Mars, 2023 12:52 pm
Përmbyset minibusi në Belgjikë, vdes shoferi, plagosen 16 pasgjerë
Bota

Përmbyset minibusi në Belgjikë, vdes shoferi, plagosen 16 pasgjerë

20 Mars, 2023 12:49 pm
Berisha: Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në vend, imagjinoni ç’ka dosja
Aktualitet

Berisha: PD do depozitojë në Parlament ligjin për dyfishimin e pagave

20 Mars, 2023 12:41 pm
Danimarka hap për publikun bunkerin sekret në rast lufte bërthamore
Bota

Danimarka hap për publikun bunkerin sekret në rast lufte bërthamore

20 Mars, 2023 12:26 pm
Para
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Bardhi: Të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës

Vendimi i "Kushtetueses", Bardhi: Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Xhaçkës

“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit

Hoxha: Audio e 21 Janarit e regjistruar me diktofon, personi qe futur në kanalin e gardës

Hoxha: E vetmja vrasje që nuk kam parë tek Dumani është ajo e Artan Santos

Vrasjet e 21 janarit, Hoxha: Urdhrat në audio përputhen me veprimet e gardistëve








TE FUNDIT

Anëtari i bandës tregon skemën e shqiptarëve në trafikun e drogës: Po dështove të vrasin

Anëtari i bandës tregon skemën e shqiptarëve në trafikun e drogës: Po dështove të vrasin
20 Mars, 2023

Daily Mail i ka kushtuar një dokumentar trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador. Media britanike ka intervistuar një person që...

Lexo më shumë

Ç’ do ndodhë me 34 pasuritë e Ervis Martinajt? Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin

“Kujdes se ka kontrolle”, sms e fundit e Martinajt, babai: S’kam mort të hapur por…
20 Mars, 2023

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e 34 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve...

Lexo më shumë

Emri/ SPAK arreston ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

U thirr në SPAK, 7 kallëzime te depozituara kundër kryebashkiakut të Krujës
20 Mars, 2023

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar një ish-punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë, si dhe ka...

Lexo më shumë

Masakra e Lushnjes, burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Masakra e Lushnjes, burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin
20 Mars, 2023

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit. Ata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com