Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

2025/12/01 at 10:48 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Elbasanit, që për një kohë të gjatë kishte rënë në qetësi nga ngjarjet e bujshme kriminale, u trondit nga një atentat. Biznesmeni Edmond Mëhalla u ekzekutua me tre plumba pistolete (dy në kokë dhe një në gjoks), në parkimin e karburantit të tij.

Ndërkohë që mëngjesin e kësaj të hëne, 1 dhjetor, automjeti u gjet i djegur në fshatin Mirakë të Librazhdit. Më vonë u bë e ditur se automjeti, ishte në pronësi të vetë viktimës, detaj që nga ngritur pikëpyetje te grupi hetimor, për rrethanat dhe dinamikat e ngjarjes.

Gazetari Besar Bajraktaraj në emisionin “Opinion” në Tv Klan ndau detaje sa i takon atentatit të djeshëm. Ai shton se vetë familjarët e viktimës pohojnë se makina është shitur, por për këtë nuk ka ende një akt noterial. Gazetari shton se kjo është hera e parë që autorët përdorin një automjet të personi, për të kryer ekzekutimin e tij.

Besar Bajraktaraj: Është gjetur i vrarë pranë zyrës së tij që ndodhet te karburanti ku ndodhi edhe ekzekutimi. Vrasësit e kanë ruajtur, e kanë ndjekur dhe kanë pikasur pikërisht momentet kur ai ka dalë nga zyra e tij dhe ka hyrë në automjetin tip ‘Range Rover’ dhe e kanë qëlluar me pistoletë,n tip Bereta. Janë dëgjuar të shtëna. Është qëlluar me gjashtë plumba, pesë prej tyre e kanë kapur viktimën, dy në pjesën e kokës dhe tre të tjerë në pjesën e brinjës që kanë qenë edhe fatale.

Blendi Fevziu: Reagimi i njerëzve ka qenë direkt pas të shtënave, apo e kanë gjetur më mbrapa.

Besar Bajraktaraj: Ka ardhur i menjëhershëm, i është tentuar që t’i jepet edhe ndihma e parë mirëpo plumbat kanë rezultuar fatale.

Blendi Fevziu: Ku ishte ekzakt vendi i ngjarjes?

Besar Bajraktaraj: Vendi i ngjarjes ishte rreth 15 kilometra nga vendi ku ka ndodhur edhe krimi. Vendi i krimit ka ndodhur në dalje të qytetit të Elbasanit, në unazën jugore, sapo del nga qyteti në drejtim të Librazhdit. Autorët janë larguar menjëherë dhe ka pikëpyetje sa i takon fshehjes apo qëndrimit të tyre, sepse është një distancë rreth 15-20 minuta larg dhe automjetin e kanë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Përgjatë gjithë natës automjeti ka qëndruar i fshehur dhe është djegur sot në mëngjes, kur dhe ka pasur sinjalizimin e policisë. Është dhe një automjet tjetër që është pikasur në qytetin e Durrësit, të paktën deri tani nuk del si një automjet i implikuar në vrasje. Megjithatë zhvillimet kanë marrë një dimension tjetër, të një personi tjetër në qytetin e Lezhës që ka përdorur automjetin e autorëve.

Blendi Fevziu: E ka përdorur në çfarë rrethanash?

Besar Bajraktaraj: E ka përdorur duke lëvizur gjatë ditëve të fundit në Rrugën e Kombit dhe ka bërë një pagesë në traun e Rrugës së Kombit. Mirëpo është hera e parë, kjo vrasje, ku autorët përdorin një automjet që rezulton në pronësi të viktimës. Është shumë e çuditshme. Për familjarët kanë pretendime se automjeti është shitur tek persona të tjerë mirëpo nuk ka një akt noterial që është kryer, nuk ka persona që janë identifikuar nga policia që ua është shitur automjeti.

Besar Bajraktaraj: Kujt ia ka shitur?

Besar Bajraktaraj: Është mister. Është shitur në një person dhe është kaluar në disa duar automjeti.

Blendi Fevziu: Kjo është rastësi fatale.

Besar Bajraktaraj: Ndoshta është edhe gabimi i autorëve që kanë pikërisht këtë automjet dhe targat rezultojnë të vjedhura në qytetin e Durrësit. Aktualisht është duke u marrë në pyetje  një qytetar nga Lezha që ka përdorur automjetin, ka qëndrim mohues sa i takon përfshirjes në ngjarje. Mjeti nuk rezulton i marrë me qira.

Nga ana tjetër gazetari shton Edmon Mëhalla nuk ishte një emër i padëgjuar për policinë, pasi ai ishte arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje, dhe pjesë e një grupi kriminal për trafik të lëndëve narkotike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.

Blendi Fevziu: Viktima çfarë personi ishte?

Besar Bajraktaraj: Rezulton me precedent penal kryesisht në fushën e narkotikëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Dyshon që të jetë pjesë e një organizate të trafikut të lëndëve narkotike. Rezulton i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje. Ka pasur edhe një episod, që dyshohet se kur policia shkoi në banesën e tij, ai hodhi lëndën narkotike në tualet, mirëpo policia nuk gjeti prova që ta fajësonte për këtë aktivitet./ Marre nga Tvklan.al

Ju sugjerojmë

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
-U tha në Opinion

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

1 Dhjetor, 2025 11:15 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

1 Dhjetor, 2025 10:22 pm
Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
Politikë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

1 Dhjetor, 2025 10:06 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

“Shëndeti i tij, i shkëlqyer”, rezultatet e rezonancës magnetike të Trump

1 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj
Bota

Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj

1 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
Kryesore

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

1 Dhjetor, 2025 9:07 pm
Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
Politikë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

1 Dhjetor, 2025 1:36 pm
Para
Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

TE FUNDIT

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
1 Dhjetor, 2025

Avokati Ili Gërdupi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, komentoi vendimin e gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lexo më shumë

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
1 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Elbasanit, që për një kohë të gjatë kishte rënë në qetësi nga ngjarjet e bujshme...

Lexo më shumë

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
1 Dhjetor, 2025

Duke vizituar një qendër komanduese të trupave të angazhuara në konfliktin në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se forcat...

Lexo më shumë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
1 Dhjetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një reagim pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com