Një aksident i rëndë është raportuar nga mediat italiane ditën e sotme. Aksidenti ka ndodhur në via Monte Bianco në Limbiate, në provincën e Monza dhe Brianza të Italisë.
Sipas mediave italiane, nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën një shtetas shqiptar.
Makina Range Rover, e cila udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.
Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit, të cilat ndodheshin pranë vendit ku edhe ndodhi aksidenti.
Gjatë aksidentit në automjet ndodheshin tre të rinj të moshave 18, 22 dhe 23 vjeç.
Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.
Ndërkohë policia italiane po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Opinion.al