Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në vendin e quajtur “Rotondoja e Moravës”. Bëhet me dije se një mjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe si pasojë e përplasjes mjeti është shkatërruar. Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i mjetit e ka braktisur makinën, për arsye ende të paqarta.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjaje duke konstatuar se makina ishte marr me qira në qytetin e Durrësit, por nuk bëhet i ditur emri i drejtuesit të saj. Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se pas përplasjes, nga mjeti kanë dalë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë larguar me vrap. Bëhet me dije se në spitalin e Beratit nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al