Një pjesë e Orikumit ka mbetur pa energji elektrike mëngjesin e sotëm, pasi një automjet ka goditur shtyllën e tensionit të mesëm rreth orës 06:00 të mëngjesit. Shtylla është pjesë e fiderit 3 në Radhimë.
Sikurse shihet përmes fotove, demet kane qene te renda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes se tij (punonjësit e OSHEE nuk kane gjetur njeri ne makine).
OSHEE Vlorë mori masat për riparimin e demit dhe aktualisht zona e Orikumit furnizohet me energji elektrike.