Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Makina e policisë aksidenton për vdekje 45-vjeçarin, mbyllen hetimet

2019/04/04 at 9:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Makina e policisë aksidenton për vdekje 45-vjeçarin, mbyllen hetimet

Në rrugën nacionale Lushnje-Berat ka ndodhur një aksident. Një motoçikletë u përplas me një makinë policie e si pasojë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës, 45-vjeçari Ilir Lulja. E veja e tij dhe i afërmi i tyre, Ilmi Kapedani, tregojnë ngjarjen që erdhi ngaqë makina e policisë hyri kundravajtje.


Gazetari: Sot jemi në Rrethin e Lushnjes, në rrugën nacionale që të çon drejt qytetit të Beratit, ku do të trajtojmë rastin e një aksidenti ku viktima, i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e një përplasjeje mes fugonit të policisë dhe motoçikletës së tij, ka dalë fajtor nga organet e drejtësisë.

Valbona Lulja: Aksidentin në fillim ma ka pohuar vajza, kur ka ardhur në shtëpi. Më tha, mami babin e kam marrë para 5 minutash dhe nuk më është përgjigjur. Edhe mua, i thashë, nuk më është përgjigjur në celular. Provuam i ramë prapë.

Dëshmitari 1 – Ishte një çun polic, që unë e njoh, po drejtonte trafikun ai, çun i ri ai, e i thashë:-Ej, po mirë e ça bëni ju?  – “Po mirë ore, ça të bëjmë ne”?-tha. “Ça të bëjmë”? Edhe po binte telefoni, ishte telefoni 1 metër larg meje, i thashë t’i përgjigjem në telefon ndonjë familjari, t’i lajmërojmë të paktën, se kështu është në të gjithë botën, që lajmërohet familjari.

Valbona Lulja: I ramë telefonit, na e ngriti një person, që i tha vajzës: “Jam shoku i babait tënd dhe babai ka bërë aksident, ndodhet në spital”. Mora një makinë, kam ikur bashkë me vajzën. Vetëm i vëllai i bashkëshortit më tha se është në gjendje të rëndë, tani u nis për në Tiranë. Atje ndërroi jetë, po atë ditë.

Ilmi Kapedani: I ndjeri vinte nga Kosova e Madhe e Lushnjes për në Lushnje.

Gazetari: Si ka ndodhur aksidenti? Zoti Lulja ishte i pozicionuar në motoçikletën e tij këtu, ndërsa fugoni i Policisë që transportonte të burgosurit drejt Vlorës nuk respekton tabelat e qarkullimit rrugor, të cilat tregojnë qartë që duhet të kthehesh djathtas dhe jo të vazhdosh drejtë.

Ilmi Kapedani: Shoferi i makinës së policisë nuk e ka marrë parasysh këtë tabelë dhe i ka rënë drejtpërdrejt duke marrë motorin para. I bie që shoferi i policisë ka qenë kundravajtje.

Ne do të analizojmë hap pas hapi të gjitha shkeljet e transportit rrugor që ka bërë fugoni i policisë, duke nisur që nga tabela që tregon që automjetet që vijnë nga rruga e vjetër e Lushnjës duhet të kthehen djathtas.

Çështja pas të gjitha procedurave, nga policia erdhi në Prokurorinë e Lushnjes, ku në bazë të shortit iu caktua prokurores së rrethit gjyqësor Lushnje, Natasha Prifti, e cila nisi procedurën në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti, por ka lënë në mangësi hetimin dhe zbardhjen e këtij aksidenti. Pas disa kohësh, kjo prokurore doli me pushimin e çështjes, pikërisht në datën 16 Mars 2017, por në bazë të të dhënave që ka emisioni “Stop” nuk janë administruar 2 dëshmitë kryesore, të cilat zbardhin shkaqet kryesore të aksidentit.

Emisioni “Stop” administron dy dëshmi kryesore, të cilat mund të zbardhin aksidentin që i mori jetën 45-vjeçarit. Dëshmia e parë, vjen nga një i burgosur, i cili ka qenë prezent në fugonin e policisë.

Deklaratë: Unë i quajturi, Aranit Agim Arapi, i dënuar në burgun e Kosovës, për ngjarjen e datës 9 Tetor të 2016-ës, ku humbi jetën një shtetas në vendin e quajtur Kthesa e Kashbardhës, deklaroj se po në këtë datë rreth orës 13:00 shoferi që unë udhëtoja ishte fajtor për aksidentin e ndodhur, pasi personi që ngiste motorin ishte në krahun e tij të drejtimit, ndërsa shoferi i makinës që unë udhëtoja, në vend që të kthehej tek rotondo për t’u futur në rrugë të drejtë, futet në drejtimin e kundërt.

Dëshmia tjetër vjen nga një qytetar, i cili ka biznesin tek cepi i rrugës nacionale dhe ka parë të gjithë aksidentin.

Dëshmitari 2 – Unë qeshë i pari pas policit. Polici sa nuk qante. Erdhi, kam atë zetorin aty brenda, të zotit të zetorit i thashë, ik e merr ca rroba të pastra, se ja vura tek koka, se po e mbanim një çik keq, kështu i pastrova gjakrat, i pastrova gojën, hundën… Tjetër s’kisha çfarë t’ju thosha unë, e mora, erdhi ambulanca, e hipa lart, hipa dhe vetë në ambulancë . E çuam në spital. Atje u zura dhe me doktoreshën atje, se me tha:- ëëë… ky, që është përplasur me policinë! –Jo,- i thashë,- unë e parë e punës, kemi gjysmë ore që po ju presim,- thashë- dhe ky s’është përplasur me policinë, e ka përplas policia këtë. Ndaluan, biles ai ishte çun i ri, sa nuk qante, biles, kur i thashë unë – ti e ke ndalim-qarkuullimi, ja thashë në italisht unë atij, se kam qenë shumë vite në Itali ……o tha tani e pashë dhe i binte xhadesë me dorë ai, i binte me pëllëmbë, aq i dëshpëruar ishte, se e kuptoi gabimin. Unë që aty e pashë gjendjen, që ishte shumë e rëndë dhe s’kisha më, çfarë të bëja më shumë.

Drejtuesi i Emisionit “Stop” Saimir Kodra bën thirrje për rihapje të çështjes. “Shoferi nuk ka dashur, askush nuk do. Por, kur ke hyrë në kudravajtje, je ti fajtori i asaj gjësë. Ndaç nga alkooli, përgjegjësia, nuk e ke pasur vëmendjen, e ke marrë patentën me mik…është e gjitha përgjegjësia yte për sa kohë ke mbi shpatulla jetën e një njeriu. Pra, duke anashkaluar të gjithë këtë veprim, shmangu detyrimin që ka ky institucion, Policia e Shtetit t’i japë një dëmshpërblim familjes. Po ashtu, siguracioni që mbulon makinat e policisë, nëse kanë, t’i paguajë një detyrim kësaj familjeje për familjarin që humbën. Kam përshtypjen që kjo çështje duhet të rihapet edhe një herë. Nuk dua kurrsesi që drejtuesi i automjetit, apo dikush tjetër të burgoset, nuk është ky qëllimi. Zonja Prifti rishikojeni edhe një herë me këto dëshmitë, sepse kam përshtypjen se do të dalë ndryshe nga mbyllja e hetimit.”/Burimi: TvKlan.al



Ju sugjerojmë

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

1 Korrik, 2025 1:36 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Bie nga pallati, humb jetën një person në Tiranë

1 Korrik, 2025 1:35 pm
Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin
Aktualitet

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

1 Korrik, 2025 1:29 pm
“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…
Aktualitet

“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…

1 Korrik, 2025 1:09 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tiranë/ 2 punëtorë plagosen në punë, procedohen 2 inxhinierët dhe administratori

1 Korrik, 2025 1:06 pm
Kryeministrja e Tajlandës pezullohet nga detyra për një telefonatë
Bota

Kryeministrja e Tajlandës pezullohet nga detyra për një telefonatë

1 Korrik, 2025 1:03 pm
Kampionati i futbollit të plazhit rikthehet në Golem/ FSHF hap regjistrimet
Kryesore

Kampionati i futbollit të plazhit rikthehet në Golem/ FSHF hap regjistrimet

1 Korrik, 2025 12:51 pm
Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
Aktualitet

Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

1 Korrik, 2025 12:43 pm
Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale
Aktualitet

Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale

1 Korrik, 2025 12:38 pm
Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre

1 Korrik, 2025 12:25 pm
Para
Ekzekutoi të riun nga Elbasani, burg për 47-vjeçarin në Gjermani

Ekzekutoi të riun nga Elbasani, burg për 47-vjeçarin në Gjermani

Debatoi ashpër me Berishën në emision, gazetari Artan Hoxha largoi familjen nga Tirana

Vrasja e dy vëllezërve, Artan Hoxha: Autori zbriti dhe i qëlloi në kokë

Përgjimet e Dakos/ Gazetarja Lala: Si rashë në kontakt me dokumentet

Ekzekutimi i dy vëllezërve, gazetarja: Çfarë ka në dosje
















TE FUNDIT

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
1 Korrik, 2025

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit...

Lexo më shumë

Bie nga pallati, humb jetën një person në Tiranë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
1 Korrik, 2025

Një 86-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin
1 Korrik, 2025

Vijon me ritme të shpejta procesi i rinumërimit të votave për subjektet politike dhe kandidatët në listat e hapura për...

Lexo më shumë

“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…

“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…
1 Korrik, 2025

Temperaturat gjatë korrikut po regjistrojnë vlera shumë të larta, ndërsa vala e të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com