Një tjetër aksident me vdekje. Sipas policisë rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, 57 vjeçari Agim Muça, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
Ndërkohë mësohet se 57-vjeçarit, gjatë natës i kanë marrë në banesë bagëtinë. Ai është vënë në ndjekje të autorëve dhe për pasojë ka humbur kontrollin mjetit./ Opinion.al