Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Mulletit në dalje të Tiranës.
Një automjet që drejtohej nga një grua ka dalë nga rruga.
Ajo ka marrë plagë të lehta ndërsa ndihmën e parë ia kanë dhënë kalimtarët.
Policia që shkoi në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.