Kronikë

Makina del nga rruga, plagosen tre persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:23 - 05/12/21 |
Opi Nion

Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Policia sqaron se një makinë që drejtohej nga një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet E. B., ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas