Aktualitet

Makina del nga rruga, një viktimë dhe dy të plagosur


               Publikuar në : 14:28 - 17/09/19 |
Geljano Fataj

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të martë, në fshatin Mafsheq të Krujës. Sipas policisë një automjet me targa AA 658 BO ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Për pasojë ka humbur jetën 52-vjeçari Qazim Basha dhe janë plagosur rëndë, 32-vjeçari Ermir Zylfa dhe 52-vjeçari besim karai.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. / Opinion.al

Pas