Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Kuçovë-Kozare, ku për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në rrugë.
Mësohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe drejtuesi i saj ka humbur kontrollin gjatë një kthese të fortë në këtë aks rrugor, duke u përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit 33-vjeçari me iniciale A.H., i cili udhëtonte vetëm dhe si pasojë e plagëve është transportuar për mjekim drejt Spitalit të Kuçovës./Opinion.al