Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Gramsh-Kuçovë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Shoferi me inicialet M.K., 27 vjeç nga Tirana po udhëtonte së bashku me 3 persona të tjerë.
Tre pasagjerët dhe shoferi janë transportuar në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
“M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gramsh-Kuçovë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte, ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë në të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.